Vetitë pozitive të lëngut të karrotës. Ja pse duhet ta konsumoni

Vetitë pozitive të lëngut të karrotës. Ja pse duhet ta konsumoni

Të jetuarit shëndetshëm është një stil multidimensional që padyshim përfshin edhe konsumimin e lëngut të karrotës. Ky lëng është i pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera.

Përmirëson oreksin – Nëse konsumoni një gotë me lëng karrote përpara çdo vakti, do të rrisni shanset e sekretimit të lëngjeve tretëse të stomakut dhe zorrëve dhe do të rrisni oreksin.

Përmirëson shikimin – Lëngu i karrotës përmirëson shikimin falë përmbajtjes së beta karotenit dhe luteinës, të cilat mbrojnë sytë. Mëlçia e transformon beta karotenin në vitaminë A dhe më pas e transporton atë direkt e në retinë. Vitamina A më pas transformohet në rodopsinë, një përbërës i nevojshëm për një shikim të shëndetshëm sidomos në errësirë.

Ul kolesterolin – Lëngu i karrotës përmban kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Kaliumi së bashku me manganin dhe magnezin ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqernave në gjak, rrjedhimisht duke parandaluar diabetin.

Bën mirë për shtatzaninë – Konsumi i lëngut të karrotës gjatë shtatzanisë ndihmon nënën dhe foshnjën të përthithin të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Lëngu i karrotës gjatë shtatëzanisë dhe më tej përmirëson cilësinë e qumështit të gjirit sepse është i mbushur me vitaminë A. Nëse e pini këtë lëng gjatë tre muajve të fundit të shtatzanisë, atëherë gjasat që foshnja të preket nga infeksione të rrezikshme, ulen ndjeshëm.

Forcon imunitetin – Nëse pini një gotë me lëng karrote çdo ditë, sistemi juaj imunitar do ju falenderojë. Lëngu i karrotës është i mirë për të mbrojtur organizmin nga bakteret e dëmshme, virozat dhe inflamacioni.

Shëndeti i zemrës – Karrotat janë të mbushur me antioksidantë dhe fibër dietike, ndaj e mban zemrën të shëndetshme, duke mbrojtur arteriet dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Përmirëson shëndetin e mushkërive – Lëngu i karrotës është i shkëlqyer për shëndetin e mushkërive, sepse parandalon sëmundjet respiratore të shkaktuara nga infeksionet dhe lufton ndikimin negativ të duhanpirjes.

Lufton plakjen e parakohshme – Beta karotenoidët ulin degjenerimin e qelizave dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Ato rrisin sasinë e kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj elasticitetin e duhur dhe duke zbutur të gjitha shenjat e moshës siç janë rrudhat. Kaliumi ndihmon në zbutjen dhe ushqimin e lëkurës, duke larguar njollat apo shenjat e saj. Ky lëng ndihmon me hidratimin e lëkurës dhe e mban atë të ushqyer dhe të butë.

Ju ndihmon të flini më mirë – Lëngu i karrotës inkurajon formimin e melatoninës në organizëm, rrjedhimisht ju ndihmon të rregulloni gjumin dhe të flini më mirë. Pastron mëlçinë – Avantazhet shëndetësore të lëngut të karrotës kanë sasi të mëdha të vitaminës A, e cila eliminon yndyrën e tepërt nga mëlçia. Për të përfituar nga këto avantazhe ju duhet të konsumoni lëng karrote rregullisht.

Kundër anemisë – Përmbajtja e hekurit në lëngun e karrotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Përshpejton metabolizmin – Lëngu i karrotës përmban shumë nga kompleksi i vitaminave B të cilat janë të dobishme në shpërbërjen e glukozës, yndyrës dhe proteinave. Rrjedhimisht, lëngu i karrotës i bën mirë muskujve, rrit metabolizmin dhe ndihmon në rënien në peshë.