Banane në salcë karamel

Banane në salcë karamel

Përbërësit

1/2 filxhan gjalpë

1 filxhan sheqer (i hollë)

1 e 1/4 filxhan ajkë(qumështi)

4 banane (të qëruara dhe të përgjysmuara për së gjati)

Përgatitja

1.Shkrijmë gjalpin në një tigan të madh, të rëndë në temperaturë mbi mesataren. I përziejmë me sheqer dhe i gatuajmë duke i trazuar, derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë ngjyrë kafe.

2.I përziejmë ngadalë në krem (ajkë). Përzierja do të lëshojë flluska.

3.E lemë përzierjen të vlojë për 1 minutë, pastaj ulim temperaturën.

4.Vendosim bananet në tigan dhe i gatuajmë derisa të nxehen për rreth 2 minuta. Shërbehet e nxehtë.