Sallatë me proshutë dhe spinaq

Sallatë me proshutë dhe spinaq

Përbërësit

100 gr spinaq

100 gr radhiqe (belge, indivia)

40 gr proshutë

Përgatitja

1.Nxeheni furrën në 200 ° C dhe pastaj fikeni.

2.Për sallatën me spinaq dhe proshutë krokante, prisni në shirita proshutën, vendoseni në një tepsi dhe lëreni të piqet në furrë për 5 minuta. Ajo duhet të bëhet krokante, por pa u tharë.

3.Prisni në shirita radhiqet belge, përziejini me spinaq dhe proshutën krokante.

4.Hidhni një lugë gjelle vaj ulliri në një tas, gjysmë luge çaji mustardë, një majë luge kripë dhe këtë përzierje hidhjani sallatës.