Dorëzohet Man City: S’ka gjasa që ta blejmë Messin!

Dorëzohet Man City: S’ka gjasa që ta blejmë Messin!

Drejtori ekzekutiv i Manchester City, spanjolli Ferran Soriano, deklaroi se nuk ka asnjë shans që klubi i tij të blejë yllin argjentinas, Lionel Messi, të cilin e takoi kur ishte menaxher i Barcelonës.

“Nuk ka shanse për të blerë atë. Unë e njoh mirë Leon dhe familjen e tij dhe di që ata janë mirë në Barcelonë, që është vendi ku ai duhet të jetë. Ne do të bëjmë rrugëtimin tonë pa atë, ndonëse do të jetë më e vështirë, sepse ai është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit”, deklaroi Soriano në një intervistë të dhënë në Buenos Aires.

“Një rregull që kemi diktuar është që të mos marrim vendime pas gëzimit, ose mërzisë së përjetuar në fushën e lojës. Nëse kombinohet puna dhe vizioni afatgjatë, gjërat do të shkojnë mirë. Messi është një gjeni dhe futbollisti më i mirë në historinë e futbollit. Messi ndryshon gjithçka”, deklaroi Soriano.

Soriano ishte zëvendëspresident ekonomik i Barcelonës në vitet 2003-2008, periudhë gjatë të cilës bashkëpunoi me Messi dhe Josep Guardiola, trajnerin aktual të Manchester City, shok dhe koleg. “Sekreti më i madh i Guardiolas është puna, ai punon më shumë se çdokush tjetër. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se ai është një gjeni dhe ai është një punëtor i madh. Ai e di që futbolli është i paskrupullt dhe kur laksohesh, atëherë pëson katër gola”, tregoi Soriano.