Tre të plagosur me thikë në Vushtrri, arrestohen disa persona

Tre të plagosur me thikë në Vushtrri, arrestohen disa persona

Në rr. “Ahmet Selaci” në Vushtrri, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht duke i goditur me mjete të mprehta (thika) tri viktimat meshkuj K/Shqiptarë.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit  dërgohen në mbajtje.

Rasti ëhstë klasifikuar për vrasje të rënde në tentativë.