Crespo: Martinez më kujton Agueron dhe mund të luajë me Icardin

Crespo: Martinez më kujton Agueron dhe mund të luajë me Icardin

Hernan Crespo ka siguruar se Lautaro Martinez mund të luajë në krah të Mauro Icardi tek Inter dhe ka thënë se: “Më kujton pak Sergio Aguero-n”.

Sulmuesi i Racing Club do të transferohet te zikaltrit verën e ardhshme dhe ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet në këtë sezon.

“Është një lojtar shumë i mirë dhe mund të mbulojë më shumë se një pozicion”, ka thënë Crespo për “Sky”. “Mund të luajë në krah të një sulmi me tre lojtarë, por edhe si sulmuesi i dytë dhe qendërsulmues. Ka nuhatje për golin dhe është i zgjuar”.

“Nuk është aspak e lehtë të luash për Inter-in, ai duhet të ndihmohet për të dhënë maksimumin e mundshëm dhe për të treguar të gjitha cilësitë e tij. A mund të luajë me Icardi-n? Po, mund ta bëjë pa probleme”, ka shtuar Crespo.

“Më kujton pak Aguero-n, por ai është Lautaro Martinez. Largimi i mundshëm i Icardi-t nga Inter? Nuk besoj. Nuk ka ku të shkojë më mirë se të jesh qendërsulmuesi dhe kapiteni i Inter-it”.