Fiton Monaco VIDEO

Fiton Monaco VIDEO

Monaco ka shënuar fitore ndaj Lille me rezultat 2:1 në ndeshjen hapëse të xhiros së 30-të në Ligue 1.

Kampioni në fuqi i Francës u befasua në minutën e 16-të kur Lebo Mothiba i mysafieëve shënoi golin e epërsisë.

Megjithatë, rikthimi i kampionëve nisi në minutën e 44-të, kur shënoi Rony Lopes.

Ndërsa, golin e fitores e shënoi Stevan Jovetic në minutën e 61-të.

Pas kësaj fitoreje, Monaco gjendet në pozitën e dytë me 66 pikë, 14 më pak se Paris Saint-Germain në vendin e parë, transmeton Klan Kosova.

Në anën tjetër, ish-kampioni francez, Lille, pas humbjes mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 28 pikë.