Daçiq thotë se ndërkombëtarët po e mashtrojnë Vuçiqin për Kosovën

Daçiq thotë se ndërkombëtarët po e mashtrojnë Vuçiqin për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk guxon të bëjë tregti kur është fjala për Kosovën, derisa ka shtuar se presidenti serb, Ivica Daçiq, “po mashtrohet nga Europa dhe komuniteti ndërkombëtar, në lidhje me Kosovën”.

Daçiq ka bërë me dije se ai nuk është për luftë me askënd, dhe se Serbia duhet të shikojë ka e ardhmja dhe prosperiteti, porse duhet të ndjekë një politikë të mençur dhe të mos lejojë të bie në situata për të cilat parakushtet tashmë veç janë vendosur, transmeton Klan Kosova.

“Ne kurrë nuk kemi tradhtuar këtë shtet dhe këtë popull. Ne do të japim gjithçka për Serbinë, por Serbinë nuk do ta jepnim për asgjë në botë”, ka deklaruar Daçiq, shkruan gazeta serbe Blic.