Me Google Play Instant provoni lojërat pa i instaluar ato

Me Google Play Instant provoni lojërat pa i instaluar ato

Falë kësaj, tani mund të shihni se çfarë do të thotë të luash një ose dy nivele të Clash Royale, Final Fantasy XV: A New Empire ose Panda Pop pa pasur nevojë të kaloni nëpër procedurën e zakonshme të instalimit.

 

Vitin e kaluar, Google lançoi Instant Apps, një mënyrë për zhvilluesit që t’u jepnin përdoruesve një përvojë për aplikacionin amë që nuk përfshinte instalimin e ndonjë gjëje. Përdoruesit thjesht do të klikonin në një link në faqen e rezultateve të kërkimit dhe Instant App do të ngarkohej. Sot, kompania po e zgjeron këtë program në lojëra.

Falë kësaj, tani mund të shihni se çfarë do të thotë të luash një ose dy nivele të Clash Royale, Final Fantasy XV: A New Empire ose Panda Pop pa pasur nevojë të kaloni nëpër procedurën e zakonshme të instalimit. Në vend të kësaj, thjesht drejtohesh nëGoogle Play Store, gjej një lojë që mbështet këtë veçori, dhe shtyp butonin “Try now”.

Menaxherët e produkteve të Google Play Jonathan Karmel dhe Benjamin Frenkel thanë se ekipi mësoi shumë nga përvoja e ndërtimit të  Instant Apps. Për lojërat, megjithatë, ekipi vendosi të rrisë madhësinë maksimale të skedarëve nga 2 MB në 10 MB, gjë që nuk është me të vërtetë një surprizë, duke pasur parasysh se një lojë ka nevojë për disa të dhëna më grafike sesa aplikacioni juaj i rregullt për listën e detyrave. Ideja kryesore e këtij projekti, tha Karmel dhe Frenkel, është të nxisë zbulimin.