Bugajski: Rusia është faktor kyç i jostabilitetit në Ballkan

Bugajski: Rusia është faktor kyç i jostabilitetit në Ballkan

Njohësi i rrethanave në Ballkan, Januzs Bugajski, ka thënë se është ndjenjë e mirë të kthehet në Kosovë edhe pse që nga dhoma e hotelit ku po qëndron, po ndihet aroma e gazit lotsjellës, që u hodh sot në Kuvendin e Kosovës.

Autori dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski, tha se njerëzit e pyesin shpesh sa e njeh Kosovën. “Unë ju them që e njoh Kosovën më shumë se ju që e njihni”.

Duke folur për situatën altuale politike në Ballkan, Bugajski theksoi se Kosova nuk është njohur ende nga disa shtete, derisa Serbia po mundohet të hyjë në BE.

“Është Maqedonia e cila ka ngelur edhe për shkak të emrit, pastaj është edhe Bosnja e cila po ashtu ka ngecur. NATO është faktor kyç për stabilitetin e rajonit në Ballkan. Rusia ka qenë një nga faktorët kyç të jostabilitetit që ka ndikuar nga jashtë”, deklaroi Bugajski, raporton Ekonomia Online.

“Ju jeni shumë të rinj për të kujtuar luftën në Kosovë, luftë e cila nuk ishte mes dy apo tri ushtrive, por ishte mes një ushtrie dhe një populli civil. Serbia ka gjithmonë prapa Rusinë. Nëse je në luftë me Serbinë i bie që je në luftë edhe me Rusinë. Çfarëdo konflikti i nisur në Maqedoni do të prekte edhe Shqipërinë, sikurse edhe shqiptarët në Maqedoni. Çdo konflikt i nisur në cilindo shtet të Ballkanit do të ishte prishje e stabilitetit për të gjitha shtetet”, tha ai.