Krahu Qendror i Paqëndrueshëm i NATO-s

Krahu Qendror i Paqëndrueshëm i NATO-s

NATO rrethon një zonë në Evropë që mund të bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Aleanca rrethon katër shtete që dolën nga ish-Jugosllavia: Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë - pa ndonjë perspektivë të menjëhershme për hyrjen në NATO. Në skenarin më të keq, konfliktet brenda dhe mes tyre mund t`i ngatërrojnë anëtarët e Aleancës pranë këtyre shteteve.

Bosnja dhe Hercegovina mbetet rreziku kryesor. Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik po luan me zjarr, kur ai propozon referendume mbi ndarjen dhe rrit varësinë nga Moska. Reagimet e boshnjakëve myslimanë nuk mund të nënvlerësohen dhe madje edhe sulmet e mundshme të vonuara hakmarrëse për gjenocidin e tentuar në vitet 90-a nuk mund plotësisht të mbesin jashtë llogarisë. Në rastin më të keq, përplasjet e armatosura midis paramilitarëve serbë dhe boshnjakë do të mund të përshkallëzojnë dhe tërheqin kroatët në luftime. Nëse Bosnja fillon të shkatërrohet, ndërhyrja ushtarake nga Zagrebi dhe Beogradi do të bëhet pothuajse të pashmangshme, duke rritur rrezikun e përplasjeve midis dy fqinjëve.

Në këtë pikë, NATO do të përfshihej në respektimin e parimit të artikullit 5-të të saj në Kroaci, ndërsa Moska nuk do të donte të humbte kredibilitetin duke mbetur neutrale. Duke ndihmuar Dodik në krijimin e një force paraushtarake dhe duke u frikësuar se Serbia mund të pësojë një humbje ushtarake, Kremlini mund të ndërhynte me "vullnetarë" të ndryshëm. Kjo do të rriste perspektivat për përplasjet midis forcave të NATO-s dhe Rusisë.

Një krizë e dytë mund të përfshijë Serbinë dhe anëtarin më të fundit të NATO-s, Malin e Zi. Moska mund të kërkojë të tregojë se edhe anëtarësimi në NATO nuk garanton sigurinë duke përdorur çdo mundësi për të nxitur konflikt. Përpjekja e grusht-shtetit në Podgoricë, organizuar nga inteligjenca ushtarake ruse në tetor të vitit 2016 dha një mesazh të fortë për Beogradin se ai duhet t'i përmbushë synimet e Moskës, ose të përballet me një përmbysje të mundshme të qeverisë së Vuçiqit. Kjo do t'i dëmtonte marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e Serbisë.

Një konflikt i tretë potencial sillet rreth Maqedonisë, e vendosur midis tre anëtarëve të NATO-s - Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Vendi mund të konsumohet në një konflikt i brendshëm nëse vazhdon të përjashtohet nga anëtarësimi në NATO dhe BE për shkak të vetos greke mbi emrin e saj. Nëse nuk ka marrëveshje për emrin e Maqedonisë atëherë tensionet ndëretnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve do të intensifikohen për shkak të përjashtimit ndërkombëtar të vendit. Në anën tjetër, nëse ndonjë marrëveshje për emrin konsiderohet si e tillë, që ka për qëllim cenimin e identitetit maqedonas, atëherë radikalizimi gjithashtu mund të përshkallëzohet. Një konflikt i brendshëm në Maqedoni mund të tërheqë brenda disa nga fqinjët, përfshirë Serbinë, Shqipërinë dhe Bullgarinë.

Në një skenar ideal, të gjitha vendet e Ballkanit do të lëviznin në mënyrë të qëndrueshme drejt anëtarësimit në NATO. Por duke pasur parasysh pengesat për pranimin, udhëheqësit perëndimorë nuk mund të supozojnë se konfliktet e armatosura kanë mbetur vetëm pjesë e historisë. NATO duhet të përgatisë plane të paparashikuara për një shumëllojshmëri të operacioneve të mundshme luftarake dhe paqeruajtëse brenda anëtareve të saja të paqëndrueshme qendrore.

Autor: Janusz Bugajski Analist i politikave