Gjikopulli: Kujdes nga ushqimet me hormone

Gjikopulli: Kujdes nga ushqimet me hormone

Matja e peshës dhe e gjatësisë së fëmijëve që nga lindja, zbulon herët probleme që mund ta përcjellin rritën e tyre. Fëmijët, që nga lindja, duhet të përcillen, sidomos nga mjeku familjar, sa i perket peshës, gjatësisë dhe shpejtësisë së rritjes. Në qoftë se shikohet një përshpejtim i shpejtësisë së rritjës, atëherë duhet parë i gjithë kuadri i zhvillimit të parakohshëm pubertar, thotë Dr. Agim Gjikopulli, pediatër endrokrinolog, në Tiranë. Në një intervistë për Radio Kosovën, D

Vendosja e një diagnoze të saktë është një heroizëm, citon ai një profesor të fushës.

Ndër të tjera, Dr. Gjikopulli thotë se mungon bashkëpunimi me mjekë të Kosovës sa i përket fushës së endrikrinologjisë. Endrokrinologë pediatër janë vetëm dy në Shqipëri dhe vetëm një në Kosovë. Prandaj është i domosodoshëm bashkëpunimi mes mjekëve të kësaj fushe në të dy vendet tona, apo më gjerë, thotë Dr. Gjikopulli.

Intervista e plotë

Doktor, të flasim për çregullimet gjatë rritjes së fëmijëve?

Agim Gjikopulli: Një nga fazat më të rëndësishme pas momentit të lindjës së fëmijës që ka një rritje krejt të dukshme, ndryshe nga etapat e tjera të zhvillimit të fëmijës, një fazë tjetër po aq magjepse është faza e zhvillimit pubertar. Kur të organizmi i fëmijës ndodhin ndryshime rrënjësore. Kjo sa i përket rritjës trupore, ndryshimeve fizike, shfaqjen e shenjave sekondare seksuale, ndryshimeve në sjellje, ndryshimeve sa i përket spektrit të personalitetit,

Si mund t’i dallojnë ndryshimet prindërit?

Agim Gjikopulli: Ka një kufi moshor sa i përket pubërtetit. Ka një kufi minimal tek të dy gjinitë, qoft femrave qoft meshkujve. Femrat përgjithsisht e fillojnë zhvillimin pubertar normal më herët se sa meshkujt. Quhet kufiri minimal mosha 8 vjet e gjysëm dhe për meshkujt 9 vjeç ose 9 vjeç e gjysëm. Puberteti mbaron rreth moshës 14 apo 15 vjeç. Ka çrregullime sa i përket zhvillimit pubertar. Zhvillimi pubertar mund të jetë që të fillojë më herët në moshë, ose që të jetë dhe i vonuar kur kalon moshën 14, apo 15 vjeç, 14 vjeç për femrat dhe 15 vjeç për meshkujt.

Shpesh na vijnë konsulta fëmijë, të cilët kanë zhvillimin e hershëm të shenjave seksuale sekondare. Për shembull tek vajzat vihet re zhvillimi i parakohshëm i gjinjëve që përgjithësisht e quajmë me termin Thelarche premature, në qoftë se nuk ka ndonjë fillim të hershëm të pubërtetit, që quhet si një variant ekstrem i normës. Por, mund të jetë edhe një pubertet i vërtetë. Kjo ndodh edhe tek meshkujt, të cilët ndryshe nga femrat që kanë zhvillimin e parakoshëm të gjinjëve, mund të kenë zhvillimin e parakoshëm të volumit testicularit. Shenjat e tjera të pubertetit të parakoshëm mund të jenë shfaqja e çimëzimit aksilar (nën shqetulla), ose atij pubik, në vendet ku janë shënjat sekondare seksuale.

Zhvillimi i parakoshëm i pubertetit shoqërohet me një përshpejtim të shpejtësisë së rritjes, po mund të shoqërohet edhe me ndryshime të sjelljës së fëmijës, me avanc të moshës kockore, me variant të  moderuar të ndryshimit të personalitetit të fëmijës.

Është shumë e rëndësishme që kjo të vihet re, sepse prindërit e quajnë sikur fëmija po rritet shpejt dhe iu duket një fenomen normal, por që brenda saj është një problem jo normal. Puberteti i parakohshëm është variant patalogjik, jo variant normal i rritjes. Kështu që duhet vënë në dukje që nënat, prindërit, të afërmit që kujdesen për fëmijët, kur shikojnë një rritje të përshpejtuar të fëmijës, shfaqjën e shenjave sekondare seksuale para moshës 9.5 vjeç tek vajzat, para moshës 10 vjeç të meshkujt, duhet të paraqiten tek mjeku që të marrin një opinion. Pastaj, duhet diferencuar puberteti, nëse është puberteti central apo periferik, sepse brenda kësaj variabiliteti diagnoze mund të jetë edhe diagnoza shumë serioze.

Doktor, cila është mosha më e vogël që duhet të reagojnë prindërit, ose brenda cilës moshë mund të reagojnë për problemin që mund ta trajtojnë pastaj?

Agim Gjikopulli: Puberteti i parakoshëm tek vajzat quhet zhvillimi i parakoshëm i gjinjëve para moshës 8.5 vjeç, kurse tek djemtë para moshës 9.5 vjeç.

Do të thotë brenda tetë  vjetëve, kurdo që reagohet jemi në kohë?

Agim Gjikopulli: Po, jemi në kohë. Po. Dhe gjithë problem qendron në sqarimin se kush është natyra e zhvillimittë parakohshëm pubertar dhe së dyti është për të ndryshuar rrjedhën e rritjes duke e future në kanalin normal të rritjes së fëmijës.

Nga rastet që keni, dihen faktorët që shtyjnë këtë rritje të përshpejtuar apo këto çrregullime?

Agim Gjikopulli: Po e marrë tek më të shpeshtët që janë faktorët idiopatikë, themi që në qoftë se i hyjmë hulumtimeve sa iu përket faktorëve të zhvillimit të pubertetit të parakoshëm, nuk gjendet ndonjëherë ndonjë shkak i mundshëm, atëherë themi se është pubertet i parakohshëm i natyrës idiopatike, i pashpjeguar. Por, mund të jetë, psh tek vajzat, formimi i parakoshëm i një kistit të parakoshëm ovarian, që futet në kuadrin e pubertetit të parakoshëm periferik, por mund të jetë edhe me origjinë centrale. Në origjinën centrale bën pjesë puberteti i parakoshëmi natyrës idiopatike që bën pjesën më të madhe, por nuk përjashtohet prania e ndonjë tumori, por, më shumë e një adenome, mikro ose makro adenoma, ose një hamartome hipotalamice. Ndërsa mund të ketë  faktorë të tjerë ambientalë, të cilët mund të jenë ushqimet, sidomos ushqimet me bazë shtazore, të cilët mund të jenë trajtuar me hormonë hiperaktivë, për të rritur rendimentin, por që sjellin pasoja negative tek rritja dhe zhvillimi i fëmijës.

Është e mundur kontrollimi i kësaj situate në mënyrë më strikte. Keni raste të shpeshta?

Agim Gjikopulli: Për të caktuar, nëse kemi një zhvillim të parakohshëm të pubërtetit, është fare e thjeshtë, me një vizitë. Vetëm duhet të jenë vigjilentë nënat, por më shumë kujdestari shëndetësor, mjekët e familjes, të cilët edhe gjatë një vizite rutinë të fëmijës, duhet të caktojnë gjendjën. Një nga procedurat më të thjeshta dhe më me pak kosto është verfikimi i peshës, i gjatësisë dhe i shpejtësisë së rritjes. Në qoftë se shikohet një shpejtësi e rritjës, atëherë duhet parë i gjithë kuadri i zhvillimit pubertar, duke e kontrolluar fëmijën nëse ka zhvillim të parakohshëm të qimëzimit nën shqetull dhë në zonat pubike. Dhe për të kërkuar një kontroll më të hershëm, sepse fëmija mund të vijë pas gjashtë muajsh, pas një viti, apo nuk mund të paraqitet fare, sepse mund të mos ketë ndonjë shenjë të sëmundjës që të vëjë tek mjeku i familjës, për shembull për temperaturë, për ndonjë të vjellë apo ndonjë dhembje koke... Por, mjeku duhet të kërkojë një takim më herët, për tre muaj, për të verifikuar sa është shpejtësia e rritjës dhe për të verifikuar a ka akcilerim të rritjës apo jo.

Mund të vërehet kjo nga mjekët familjarë?

Agim Gjikopulli: Po. Patjetër. Ata (mjekët familjarë) janë rojtarët kryesorë, ata që e verifikojnë të parët zhvillimin e parakohshëm pubertar.   

Është fushë më specifike endokrinologjia?

Agim Gjikopulli: Endrokrinologjia është një nëndegë e pediatrisë, e cila merret me funksionin e hormoneve, e gjendrave endrokrine, prodhimit të hormoneve.

Çfarë raste trajtoni?

Agim Gjikopulli: Ne trajtojmë fëmijë që janë çrregullime të metabolizmit të glukozës, përgjithësisht të diabetit, të diabetit të tipit 1 dhe të tipit 2, sepse është obeziteti një fenomen tashmë mbarbotëror, një epidemi mbarëbotërore. Merremi me pubertetin, me çrregullimet e rritjes, sidomos me shtatshkurtësinë, për evdientimin e deficitit të hormonit të rritjës, diagnozstifikimit të patologjive të tjera, që kërkojnë dhe bashkëpunim me specialitet tjera, siç janë gjenetika, gastroenterologjia, neuropediatria. Por që endrokrinologjia zë vendin e saj dinjitoz, është një ndër fushat më të rëndësishme.

Doktor, ju u përcillni studimet e reja të kësaj fushe. Çfarë thonë studimet më të fundit për këto probleme?

Agim Gjikopulli: Patjetër. Së pari, lidhur me një çrregullim të rritjes apo zhvillimit të fëmijës, duhet të bëhet një kërkim i hollësishëm për vendosjen e një diagnoze të saktë. Se siç thoshte një profesor i yni, vendosja e një diagnoze të saktë është një heroizëm. Pasi të kesh vënë një diagnozë të saktë, gjendet trajtimi më i përshtatshëm për atë patologji. Sigurisht që pjesa më e madhe e patologjive e kanë mënyrën se si ndiqen dhe përcillen në kohë. Përgjithësisht janë situata të cilat kurohen edhe në Shqipëri, por besoj që edhe në Kosovë bëhen të njëjtat terapi, siç bëhen në gjithë botën e përparuar. Ne mbulojmë apo zgjidhim pjesën më të madhe, në mos themi 100 %. Ndoshta mund të kemi deficiença sa iu përket ekzaminimeve laboratorike gjenetike ose të biologjisë molekulare, por përgjithësisht mundohemi të ecim me hapin e kohës.

Në qoftë se reagohet me kohë për këta fëmijë, ka sukses trajtimi për ta?

Agim Gjikopulli: Sa i përket trajtimit të pubertetit të parakohshëm, ne fillojmë trajtimin me frenuesit ose me analogët e FSH LH që bëjmë një bllokim të receptorëve dhe e lejojnë fëmijën që të bëjë një rritje normale. Do të thotë, frenojnë rritjen e parakohshme, pjekjen e parakohshme të moshës kockore dhe e bëjnë fëmijën të bëjë ecjen normale. Në moshën kur duhet të fillojë puberteti, ose në moshën mesatare të fillimit të pubertetit rreth 10-12 vjeç për femrat, ne ndërpresim mjekimin dhe puberteti fillon zhvillohet normalisht dhe fëmija zhvillohet normalisht.

Të kthehemi edhe njëherë në pyetjet e para. A duhet të kenë kujdes prindërit apo nënat që kur janë shtatzënë?

Agim Gjikopulli: Ne kemi pasur një konferencë kohëve të fundit sa i përket “Early nutrition”. Early nutrition është një nocion që përfshinë, jo vetëm ushqyerjen e nënës gjatë shtatzënisë, por edhe para një muaj para konceptimit. Pra, jo vetëm të nënës, por edhe të babës. Ushqyerjen e nënës gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjen e fëmijës, të paktën deri në vitin e dytë të jetës. Gjithë kjo periudhë përfshinë 1000 ditë të para. 1000 ditë të para bëjnë programin pothuajse për çdo sëmundje, qoftë sa i përket diabetit tip 2, obezitetit, por edhe sëmundjeve tjera kardiovaskulare në të ardhmen, ose me sëmundjeve që lidhen me çrregullimet përgjithësisht hormonale të fëmijës.

Çfarë këshilla jepni?

Agim Gjikopulli: Që të jetë një ushqyerje e shëndetshme, nënat të jenë në peshë normale, të mendojnë kur ushqehen për dy, por mos të ushqehen për dy, duke pasur parasysh fetusin. Pas lindjes, i bie detyra, jo vetëm prindërit, por edhe e kujdestarit shëndetësor që të ndjekë, të përcjellë rritjen e fëmijës, të paktën çdo gjashtë muaj, deri në vitin e pestë të jetës dhe më pas çdo një vit për të parë ritmin e rritjes. Fëmija nuk çohet te mjeku vetëm atëherë kur ka shqetësime akute. Por duhet parë si është profili i rritjes. Një ndryshim i profilit të rritjes, qoftë për avancim, qoftë për frenim, do të thotë që ka një situatë shëndetësore që duhet vlerësuar, nuk duhet neglizhuar. Në qoftë se flasim veçanërisht për pubertetin, përshpejtimi i ritmit të rritjes e shoqëruar me shfaqjen e shenjave sekondare seksuale e bën alert mjekun dhe e drejton te endokrinologun për të përcaktuar shkakun.  Lidhur me ushqyerjen, jo vetëm gjatë dy viteve të para të lindjes, por gjatë gjithë periudhës së rritjes edhe në kohën kur futet në moshën adulte, ushqimi duhet të jetë i kontrolluar, I përshtatshëm, të eliminohen ushqimet e shpejta, të eliminohen ushqimet që dyshohen që mund të jenë me hormone dhe të shoqërohet ushqimi i kujdesshëm me aktivitet fizik.   

Po, për fëmijët që janë shtatshkurtër, ata që nuk rriten me ritmin normal?

Agim Gjikopulli: Edhe kjo evidentohet me një ndjekje të kujdesshme. Shtatshkurtësia në vetvete nuk është sëmundje, por ajo mund të jetë e shoqëruar me një sëmundje. Do të thotë mund të jetë shfaqje e dukshme e një sëmundje që nuk është identifikuar akoma. Ne e quajmë shtatshkurtësi atëherë kur statura e fëmijës, gjatësia e fëmijës është poshtë devijacionit të dytë ose devijacionit standard. Në qoftë se gjatësia e fëmijës kap dy devijacionet standarde, poshtë mesatares për moshë, për gjini në popullatë, atëherë i hyjmë ekzaminimeve të kujdesshme, që janë ekzaminime rutinë, të gjakut, biokimike, sepse pas një shtatshkurtësie supozojmë të jetë një anemi, një sëmundje Celiaki, mund të jetë një hemoglobinopati, por, mund të jenë edhe sëmundje të tjera hormonale, siç mund të jetë deficit i hormonit të rritjes, ose prania e një tumori në gjëndrën e hipofizës që më I shpeshti është Craneofaringeoma tek fëmijët.

Do të thotë, qoftë një akcileim i gjatësisë, i krahasuar kjo edhe me mesataren e gjatësisë prindore, janë disa komponentë që merren për bazë, por edhe satura e shkurtër, do të thotë shpejtësia e rritjes mbetet e vogël, është një situatë e cila vlerësohet. Në Shqipëri, sa i përket saturës së shkurtër, diagnoza mund të jetë e dyta ose e treta pas diabetit dhe shqetësimeve të tjera. Nga viti 2000 kur është future trajtimi më hormone në rritje, ne mund të kemi trajtuar rreth 350 fëmijë që një pjesë e tyre kanë dalë për arsye të moshës, që kanë plotësuar rritjen në gjatësi, ose është mbyllur mosha kockore, një pjesë e tyre, rreth 60, apo 70 fëmijë janë ende në trajtim me hormonin në rritje. Arsyet e vënies së hormonit të rritjes mund të jenë, sepse sartura e shkurtër nuk është domosodshmërisht nga mungesa e hormonit të rritjes, por mund të jetë tek vajzat nga prania e sindromit terner, ose sindroma të tjera gjenetike.

Të gjitha këto trajtime bëhen këtu në Tiranë, i bëni ju?

Agim Gjikopulli: Po. Të gjitha i bëjmë ne.

A keni diçka tjetër të thoni, që nuk ju kam pyetur e që është e rëndësishme?

Agim Gjikopulli: E rëndësishme është kjo që deri tani na ka munguar bashkëpunimi midis mjekëve të Kosovës sa I përket fushës së endokrinologjisë. Edhe ne këtu në Shqipëri, në endokrinologjinë pediatrike jemi vetëm dy mjek që ushtrojmë aktivitetin në Qendrën Spitalore Universitare, dy mjekë të tjerë kanë dalë në pension. Në Kosovë e di që është një endokrinologe, por flas në përgjithësi numri i endokrinologëve është i vogël dhe kjo e bën më të domosdoshëm bashkëpunimin midis nesh, qoftë brenda kombëtare dhe më gjerë.

Intervistoi: Hyrë Tejeci Murati