Harrison: Do ta fitonim luftën edhe pa ndihmën e NATO-s

Harrison: Do ta fitonim luftën edhe pa ndihmën e NATO-s

Sot 19 vjet është thyer kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në Koshare ishin zhvilluar luftime të ashpëra ndërmjet UÇK-së dhe ushtrisë serbe. Beteja e Koshares e vitit 1999 do të kujtohet si njëra ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

19 vjet më parë në këtë betejë ranë 113 dëshmorë ndër ta edhe komandanti i Brigadës 138, Agim Ramadani. Në luftën e Kosharës ka ndihmuar edhe britaniku Jon Harrison, i cili para pak kohësh ishte në Kosovë. Në një intervistë për Radio Kosovën, z. Harrison flet me admirim për ushtarët shqiptarë në Koshare dhe, ndër të tjera, thotë se ata do të mund ta fitonin luftën edhe pa ndihmën e NATO-s.

Cfarë ju lidhë juve me Kosovën.

Jon Harrison: Nuk kam pasur ndonjë lidhje më parë. Unë kam menduar vetëm cfarë mund të ndihmoj. Tani, sidomos pas ndihmës që më kanë dhënë njerëzit e Kosovës, më kanë siguruar të kryej një operacion të rëndë, ndjehem më shumë kosovar se anglez. E dua këtë vend dhe nuk
do ta ndaj e as nuk do të bëj kurrë dallim me vendin tim.

Z. Harrison ju keni qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani” në luftën e Kosharës. Si keni vendosur të jeni pjesë e UÇK-së, çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Jon Harrison: Kur kam ardhur, jam vendosur në Tiranë dhe kam shkuar me një autobus më duket i kam bërë dy ditë deri në Papaj. Ndërkohë, e kam marrë një letër ku më thuhej se duhej të isha instruktor i njesisë Delta. Nuk dija asgjë për Deltan, nuk dija asgjë për Brigadën. Dhe brenda 24 orëve ushtroja anëtarë të njësisë delta dhe i doja shumë anëtarët e asaj brigade. Isha i mirëpritur shumë në atë vijë fronti dhe tani e kujtoj si kohën më të mirë të jetës sime.

Si keni marrë vendimin të vini nga Britania e Madhe?

Jon Harrison: Vendimi ishte fare i lehtë. Pasi u ktheva nga lufta në Kroaci dhe në Bosnjë, duke e parë kërcënimin ndaj Kosovës dhe atë çfarë kishte ndodhur në Kroaci dhe në Bosnjë, nuk mund të lejoja të ndodhte përsëri një krim i tillë. Nuk varej prej meje, as prej asnjërit, por vendosa të bëj dicka që të ndal atë luftë të ndodhte përsëri, të ndalja serbët që atë kohë po vrisnin të gjitha gjeneratat e njerëzve.

Ju vini nga një familje me përgatitje ushtarake, babai juaj ka qenë ushtarak. Jeni motivuar nga ai të jeni në vija të frontit?
 

Jon Harrison: Jo prej tij, jam motivuar vetë. Kam dashur të jem në uniformë. Jam përgatitur në vendin tim, kur jam nisur në Kroaci. Isha vetëm 22 vjeç kur kam shkuar në Kroaci. Çështja ishte se njerëzit nuk kishin asgjë dhe unë shikoja se si t’i ndihmoja. Dhe nuk kam shkuar atje, ose në Kosovë të trajnoj njerëzit se si të vrasin të tjerët, por, kam shkuar të mësoj njerëzit se si mund të mbesin gjallë. Ky ishte motive im kryesor.

A mund të bëni një krahasim të luftrave në Kosovë, Kroaci dhe në Bosnjë ato vite?

Jon Harrison: Po. Kosova ka pasur një agrisivitet më të madh me armikun. Ngjashëm edhe në Bosnjë, kanë qenë më shumë agresivë se sa kroatët. Lufta më e madhe është kryer në Bosnjë, në jug të Bosnjës. Por, mund të them se kishte atje më shumë dhunë, ishte një agrisivitet dhe një urrejtje më e theksuar.
 

Po kthehemi në rrugën që keni bërë në Shqipëri. Si mund ta përshkruani rrugën që keni bërë për të kontaktuar ushtarët shqiptarë në vijën e frontit?
 

Jon Harrison: Ishte një rrugë e gjatë. Kisha provuar një vit më përpara të kontaktoja ambasadën shqiptare që të më jipte ndonjë kontakt të dikujt. Kam pasur një komunikim me dikë që më ka thënë që nuk kemi nevojë për ndihmën tuaj. Ishte vështirë, por kam instistuar dhe brenda dy
javësh isha këtu. Kam kaluar 48 orë në Tiranë dhe pastaj jam nisur për në front në Koshare.

Kush kanë qenë për ju Agim Ramadani, Sali Çekaj, Anton Çuni, Rrustem Berisha e të tjerë në luftën e Kosharës?

Jon Harrison: Kam takuar shumë njerëz të mirë atje. Anton Çuni ka qenë komandanti im, ai më ka mbajtur. Por ai ka qenë shumë shumë udhëheqës i mirë ushtarak gjatë gjithë kohës. Kurrë nuk do të harroj takimin me Agim Ramdanin dhe Sali Çekajn, sot turpërohem për atë takim, sepse nuk i kam njohur. Tani po mësoj më shumë për ta dhe do të doja t’i kisha takuar ata.
Pastaj, Rrustem Berisha është një njeri fantastik. Një njeri i qetë, ashtu siç duket edhe tani. Por, kam takuar aq shumë njerëz të mirë atje, që për të dëgjuar për ta, duhet gjithë dita. Ata e kanë ditur që unë i kam dashur shumë.
 

Sa keni qendruar në Koshare?

Jon Harrison: Kam qenë një kohë të gjatë, nuk e di tani saktë, por më janë dukur vetëm pak ditë, sepse koha kishte kaluar shumë shpejt. Më kujtohet se kemi kaluar shumë kohë. Njerëzit me të cilët kam bashkëpunuar kanë qenë shumë të mirë, njëri ndër ta ishte edhe Sami Gecaj, i cili ka qenë edhe përkthyesi im tërë kohën.
 

Kishit vështirësi gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve që keni mbajtur me ushtarë shqiptarë?
 

Jon Harrison: Nuk kisha ndonjë vështirësi të madhe. Në fillim kisha pak rezistencë, sepse asnjëri nuk e dinte se kush isha unë. Disave iu shpjegoja se kisha shkuar në luftë kundër serbëve në Kroaci dhe pas disa ditëve njerëzit filluan të më besonin. Aq më tepër për mënyrën se si i trajnoja ushtarët. Për pak ditë, po zhvilloja ushtrime fizike prej orës 6 në mëngjesit deri në orën 9 në mbrëmje, me qëllim që të shihja se a do të mund të ishin në gjendje të përballonin atë trajnim që të kishin një përballje më vonë.

A kishte interesim të ushtarëve të ishin pjesë e këtij trajnimi?
 

Jon Harrison: Po, po shumë. Sa herë që merrja grupet në ushtrime, ishin të paktën 25 veta gjithë kohën në grup. Por, pas disa ditësh mbetnin deri në 10, sepse nuk mund t’I përballonin disa.

Sa ushtarë në tërësi i keni trajnuar?
 

Jon Harrison: Nuk kanë pasur emra në grupe, por ata kanë qenë me shifra. Kur kryenin trajnimin ata kanë qenë të gatshëm për brigadën dhe pastaj në njësitin delta.

Si vlerësoni forcën e UÇK-së për atë kohë në përballje me forcat
serbe?

 

Jon Harrison: Ishte një disbalancë e madhe. Në qoftë se shihni një video të serbëve në youtube, aty thuhet se ushtarët në Koshare i kanë ndihmuar ushtarët britanikë, legjioni francez, marinsa amerikanë dhe 50 mijë ushtarë të UCK-së. Por, lufta në Koshare është arritur të bëhet me
vetëm 49 veta, përballë 220 serbëve dhe ne fituam. Dhe ata 49 veta janë vertetë heronj.
Kur i kujtoj ato ditë sot, mendoj se në qoftë se NATO nuk do të mbaronte luftën në kohë, ne, UÇK-ja do ta godisnim Serbinë dhe do ta fitonim Kosovën vetë, pa NATO-n.

A ju kujtohet data?
 

Jon Harrison: Ishte prilli, ishin ditë të para, sepse shumëcka ka kaluar aq shpejt. Në ato rrethana, nuk ishin të rëndësishme datat, apo koha, vetëm shikonim si të ecnim përpara, të lëviznim pozitat përpara, të mbanim ato që kishim dhe të merrnim pozitat të reja, për të cilat kishim nevojë. Pata bërë një premtim me Rrustem Berishën, që ia kujtova atij para 10 vjetësh në ceremoninë festive të Pavarësisë së Kosovës. Rrustemi më pati premtuar se do të pinim shampanjë në Prishtinë kur të kryhej lufta. Dhe unë i pata thënë, jo zotëri, do të pimë kafe në Prishtinë.
Kur Kosova të jetë Republikë dhe e lirë atëherë mund të pimë shampanjë. Në natën e 17 shkurtit 2008, unë e mora një shishe me shampanjë dhe e dërgova te Rrustemi dhe i thashë “unë mbajta
premtimin zotëri”.
 

z. Harrison ju kujtohet kur saktësisht është kryer lufta dhe keni zbritur nga Kosharja?

Jon Harrison: Nuk mund ta kujtoj saktësisht, por ishim përqendruar me brigadën në Junik. Kemi qendruar atje për 2, apo 3 javë. Çdo ditë duhej të takonim njerëzit që kërkonin familjarët e tyre, nëse ishin gjallë apo jo. Ishte një nder i veçantë të jipje një kontribut të sigurisë për ata njerëz.
Duke parë atë cfarë iu kishte ndodhur familjeve, duke e parë se si kishin respekt për ushtarët në uniformë. Kjo nxiste buzëqeshjen dhe gëzimin tim. Ky ishte kuptimi për gjithë atë që kisha luftuar.

E keni biseduar këtë përvojë në Koshare me miq tuaj në Britani?

Jon Harrison: Po, e kam biseduar shumë herë. Ndoshta mbi dy mijë herë nga ana ime. Por, dua ta përsëris, sepse është një gjë shumë speciale jetës sime. Nuk mund të ma marrë askush dhe ka qenë dicka shumë vullnetare. Ishim grupe të vogla, por kemi nxjerrë anëtarë shumë të mirë.

A keni shkruar diçka për Kosharën?

Jon Harrsion: Asnjëherë. Shumë veta më kanë thënë të shkruaj një libër, por Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën. Asnjëherë nuk kam besuar në këtë, sepse vazhdoj të besoj se kjo është dicka në mendjen time. Ndoshta dikur më vonë, mund të shkruaj, vetëm për t’i mbetur gjeneratave të
ardhshme, por tash për tash nuk mund të mendoj të ulem në kompjuter dhe të shkruaj.

Si i vlerësoni 10 vjet të pavarësisë?

Jon Harrison: Ndryshimet janë astronomike. Po. Por, kur vinim në Prishtinë shihnim gjithë atë energji, gjithë atë frymë festive, por, ajo ishte e mbuluar me një pritje boshe me një dozë të frikës për të ardhmën se cfarë do të ndodhte. Më 2008 ishte ende një kërcënim që kishte mbetur nga 1999. Ju mund ta ndjenit këtë kudo në atmosferë ato ditë. E kam studuar këtë në hapësirën në sheshin Skënderbe. Energjia e të rinjëve ishte e manfnitshme, madhështore. Ju mund ta shihnit dhe ta ndjenit ndryshimin dhe gatishmërinë e tyre për ta pranuar ndryshimin që po vinte. Tani Kosova është një vend si parajsë. Unë ju dëshiroj të rinjëve të marrin vizat dhe të udhëtojnë kudo në botë dhe të sjellin përvoja të ndryshme edhe në Kosovë. Mendoj se është gjëja shumë e rëndësishme që ju mungon tani.

Por, njerëzit tani kanë më pak buzqeshje. Ata nuk i kanë 10 vjet përpara dhe nuk i kanë 10 vjet para atyre. Tani unë ndjej se Kosova do të ketë të ardhme të ndritur. Mund të shoh vetëm të ardhme të mirë për Kosovën.

Ky është 10 vjetori i parë i pavarësisë së Kosovës, do të vijnë edhe miliona të tjerë. Kosova do të bëhet më e fortë, më e mirë dhe duhet ta promovojmë Kosovën kudo në botë…

Autor: Hyrë Tejeci Murati