Një i vdekur, 28 aksidente, mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara

Një i vdekur, 28 aksidente, mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 28 aksidente njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Përderisa 15 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar, njofton policia.

Policia ka shqiptuar gjithsej 1214 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Po ashtu, janë dhënë detaje edhe nga aksidenti i mbrëmshëm në fshatin Arllat në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku humbi jetën një person. Shoferi i automjetit ka goditur këmbësorin, i cili ka ndërruar jetë, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, tha policia për aksidentin në fjalë.