Schemidt fiton çmimin e parë në “World Press Photo 2018”

Schemidt fiton çmimin e parë në “World Press Photo 2018”

Fotografi i AFP-së, Ronaldo Schemidt fitoi çmimin për foton e vitit në ”World Press Photo 2018” për një imazh spektakolar të marrë gjatë përleshjeve në Karakas dhe që, për jurinë, simbolizon një vend që digjet.

Fotografia që mori këtë vlerësim, më i larti i çmimeve prestigjioze  të ”World Press Photo”, u bë vitin e kaluar gjatë përplasjeve mes  forcave të sigurisë dhe kundërshtarëve të presidentit venezuelian,  Nicolas Maduro.

Anëtarët e jurisë theksuan se kishin zgjehdur këtë foto sepse ajo shkakton një emocion të menjëhershëm.

Me vendndodhje në Meksikë, Ronaldo Schemidt ishte dërguar në  Venezuelë, vendi i tij i origjinës, për të mbuluar trazirat në pranverë  2017.

Më 3 maj, ai ka parë protestuesit të sulmojnë një motor të Gardës  Kombëtare, serbatori i të cilit shpërtheu papritur në fytyrën e Jose  Victor Salazar Balza, një manifestues 28 vjeç.

“Kam ndjerë zjarrin prapa kurrizin tim dhe kam reaguar instiktivisht.  Kam bërë foto pa e ditur se çfarë fotografoja. Vetëm pas disa sekondave  kam kuptuar se ishte dikush që po digjej”, tregon Ronaldo Schemidt.

Foto e bërë tregon manifestuesin, i cili mban një maskë kundragaz, duke vrapuar dhe me trupin e mbuluar nga flakët.

Manifestuesi përdoi djegie të rënda, por mbijetoi.

“Për momentin, nuk kam menduar se do të fitoja çmim me këtë foto”, shton fotografi.

“Isha vërtet i tronditur dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të asistoja në diçka kaq të dhunshme”, thekson ai.

Çmimi u dha dje gjatë një ceremonie në Amsterdam.

“Fotoja e vitit duhet të tregojë një ngjarje”, deklaroi presidentja e  jurisë, drejtoreshë e fotografisë në të përjavshmen “Geo France”,  Magdalena Herrera.

“Ajo është një fotografi klasike, por ka një energji të momentit”, shtoi Herrera.

Sipas saj, në imazhin e Ronaldo Schemidt ka ngjyra, lëvizje dhe është e kompozuar shumë mirë. Ajo ka forcë. /ATA/