VIDEO-Buxhovi: Shoqëria jonë ka filluar t’i harrojë intelektualët

VIDEO-Buxhovi: Shoqëria jonë ka filluar t’i harrojë intelektualët

Pas romaneve“Dosja e hapur”dhe“Dosja B”, të cilat merren me dukuritë dhe ngjarjet politike në Kosovën e pasluftës, Jusuf Buxhovi po të njëjtin preokupim e vazhdon edhe në romanin më të ri “Dushkaja".

Shkrimtari Jusuf Buxhovi, tha se ky roman ka të bëj me problemet aktuale politike.“Nesër, në Gjakovë, në Bibliotekën e Qytetit, në orën 12, promovohet romani "Dushkaja". Këtë promovim, ua kushtoj shkrimtarëve të brezit që i takoj: Ali Podrimës dhe Teki Dërvishit, në shenjë të nderimit të veprës së tyre të madhe letrare”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se shoqëria jonë ka filluar t’i harrojë intelektualët. Shkrimtari Jusuf Buxhovi, bëri me dije se në çdo qytet do të promovojë dhe do të kujtojë nga një krijues të Kosovës.

Promovimi i "Dushkajës", në ditët në vijim, do të bëhet edhe në Prshtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Viti dhe disa qendra të tjera,

Roman "DUSHKAJA" e  botoi Shtëpia Botuese "Faik Konica" Prishtinë dhe "Jalifat Publishing", Houston. Faqe 170.

 

 

 

Image may contain: one or more people and text