Ushtrimet fizike shërojnë migrenën

Ushtrimet fizike shërojnë migrenën

Që palestra është një prej metodave më të mira për të mbajtur trupin në formë dhe për të parandaluar obezitetin kjo dihej.

Por këto nuk janë përfitimet e vetme. Ushtrimet fizike na japin një ndihmë mjaft të madhe edhe për të shëruar dhimbjet e kokës.

Ky është konkluzioni i arritur pas një studimi të kryer nga ana e Akademisë Sahlgrenska në Suedi.

“Përfundimi ynë është që ushtrimet trupore mund të veprojnë si alternativë për ushtrimet e relaksimit ose ilaçet, kur bëhet fjalë për parandalimin e migrenës,” thotë kryesuesja e grupit të studimit Emma Varkey, nga Akademia Sahlgrenska.

Sipas studiuesve, ushtrimet shpesh funksionojnë edhe më mirë se ilaçet madje, që në të shumtën e rasteve kanë edhe efekte anësore.

Në studimin e kryer morën pjesë 91 pacientë që vuajnë nga migrena. Një e treta e tyre janë ushtruar 40 minuta nga tri herë në javë nën mbikëqyrje, një e treta kanë bërë ushtrimet e relaksimit, ndërsa një e treta ka marrë ilaçet.

Rezultatet kanë treguar se si numri i migrenave ka rënë tek të tri grupet thuajse në mënyrë të barabartë, që tregon se mirë është të shmangen ilaçet, derisa palestra jep të njëjtin efekt.