Mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj”

Mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj”

Për shkak të punimeve në kanalizimin e rrugës “Fehmi Agani”, nesër do të mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj”.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës, sipas së cilës nga mëngjesi, e deri pas orës 13:00, do të jetë i mbyllur segmenti rrugor nga kthesa e stadiumit pranë Pallatit të Rinisë, deri te rruga “UÇK”.