Fotografi unike të liqenit të ngrirë në Siberi

Fotografi unike të liqenit të ngrirë në Siberi

Mikołaj Gospodarek është një fotograf nga Polonia i cili ka përmbushur ëndrrën e tij duke udhëtuar në Siberi atje ku edhe realizoi disa foto.

Siberia, siç thotë ai për Bored Panda, e ka mahnitur me madhështinë e saj.

Imazhet e kapura nga ai janë bërë kryesisht në liqenin e ngrirë Baikal.

“Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm por në të njëjtën kohë jashtëzakonisht interesant. Kjo ishte njëra nga aventurat më intriguese në jetën time. Akulli i liqenit ishte i trashë 1 metër. Udhëtimi u pengua nga shumë gjëra, dëbora dhe të çara të mëdha”, tha Gospodarek.

“Fotografitë që kam bërë janë unike. Akulli do të kthehet dimrin e ardhshëm mbi liqenin Baikal por nuk do të duket më i njëjtë”.