Rama i pakënaqur me deputetët: Dilni në terren

Rama i pakënaqur me deputetët: Dilni në terren

Kryetari i PS, Edi Rama nuk është i kënaqur me punën që është bërë deri tani nga deputetët dhe strukturat e partisë nëpër rrethe.

Gjatë mbledhjes me grupin e deputetëve që ka pasur ditën e sotme, Rama u ka kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të punojnë për zgjedhjet lokale të 2019.

“Të punohet më shumë me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor.”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për seancën e ditës së enjte në Kuvend, ku u shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta.

Ai u ka kërkuar deputetëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të opozitës.

“Nuk duhet ti kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”, është shprehur Rama