Anulohet premiera “Hamleti simbas Horacit”, lëndohet aktori kryesor

Anulohet premiera “Hamleti simbas Horacit”, lëndohet aktori kryesor

Për shkak të lëndimit të aktorit Shkëlqim Islami në rolin kryesor të shfaqjes “Hamleti simbas Horacit”, me regji të Ilirjan Himajt, kjo shfaqje e paraparë ta ketë premierën sot më 16 prill, është anuluar.

Lajmi është bërë i ditur nga TKK, të cilët në një njoftim kanë thënë se kjo shfaqje pritet të vijë me premierë përgjatë muajit maj.

“Njoftim
Të nderuar artdashës dhe publik i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Me keqardhje ju njoftojmë se për shkak të lendimit të aktorit në rol kryesor, Premiera “Hamleti simbas Horacit” e planifikuar të mbahet me 16 Prill (e hënë) si dhe reprizat me 17.19 dhe 25 do të anulohen. Duke shpresuar në shërimin sa më të shpejtë të aktorit dhe rikthimit të tij në skenë, kjo shfaqje pritet të vijë përpara publikut gjatë muajit Maj.
Ju falenderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e TKK-së.