Shekerinska: Bashkë me sektorin qytetar për dialog të fuqishëm

Shekerinska: Bashkë me sektorin qytetar për dialog të fuqishëm

Në Qeverinë e Maqedonisë është mbajtur seancë konstituive e Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se anëtarët e Qeverisë seancën nuk e shohin si formalitet, por mënyrë ku me bashkëpunim me sektorin qytetar mund të ndihmohet në realizimin e prioriteteve qeveritare , njofton Medial.mk.

“Ju shohim si aleat në luftën kundër ‘shtetit peng’ e cila nuk fitohet në zgjedhje, por fitohet përmes reformave të shumta, të dhembshme dhe të vështira”, ka thënë Shekerinska.