Makarona me djathë

Makarona me djathë

Për një drekë të shpejtë dhe të shijshme, në një mot të nxehtë sikur ditëve të fundi, ju rekomandojmë që të përgatisni makarona me tri lloje të djathit.

Receta: Makaronat zihen dhe pasi të zihen i shtojmë gjysmë litri qumësht, një copë djathë të bardhë, djathë fshati, si dhe një copë dhe djathë të trohitur në formë gjize. Djathit të bashkuar me qumështin i hedhim mëlmesa.

Makaronat e ziera i hedhim gjysmën në tepsi dhe mbi to e hedhim gjysmën e masës së përgatitur me djathëra dhe mbi i rendohet kaçkavall i fletuar dhe kaçkavall zviceran.

Më pas vazhdohet përsëri me të njëjtën deri sa të harxhohen masat (makaronat,qumështi,kaçkavalli). Piqen në furrë për 45 minuta në temperaturë 250 gradë Celsius.