Motorola Moto G6 Plus vjen me procesor Snapdragon 660

Motorola Moto G6 Plus vjen me procesor Snapdragon 660

Pasi që Moto G6 dhe Moto G6 Play janë prezantuar më herët në Geekbench, tash atyre u është bashkëngjitur edhe modeli G6 Plus.

Në vend të procesorit Snapdragon 630, sipas listingut Geekbanch, pajisja do të ketë Snapdragon 660 @2.21GHz, transmeton KosovaPress. 

Pajisja do të ketë ekran 5.93 inç FullHD+ , 4GB RAM dhe 32GB deri në 64 RAM hapësirë të brendshme. 

Pritet të ketë sistem me dy kamera të pasme 12MP + 5MP, bateri 3200mAh dhe mbështetje për dual SIM. 

Motorola Moto G6 do të prezantohet më 19 prill në Brazil.