Radikalët serbë- Stefanoviqit: Do vijë koha kur do ta njihni Kosovën

Radikalët serbë- Stefanoviqit: Do vijë koha kur do ta njihni Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe as nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Stefanoviq, gjatë shqyrtimit të amandamenteve për Projektligjin për Sistemin e Planifikimit të Serbisë, duke iu përgjigjur kritikave të radikalëve për rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së, si dhe për subvencione ndaj të huajve, delkaroi se “qeveria serbe as që ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës”, nojftojnë mediet serbe.

“Duke falënderuar Aleksandar Vuçiqin, qeveria nuk vë sanksione ndaj Rusisë dhe falë politikës së tij, nuk e kemi ndërmend ta njohim as pavarësinë e Kosovës”, deklaoi ministri Stefanoviq.

Ndërkaq përfaqësuesi radikal serb, Nikolla Saviq, vlerësoi se “Serbia në rrugën drejt BE-së çon në rrënim, ngase atje janë armiqtë tanë, që nuk na mendojnë të mirën dhe gjatë historisë nuk na kanë bërë mirë asnjëherë”, transmeton RTK.

Tutje, Saviq akuzoi qeverinë serbe lidhur me qasjen ndaj investitorëve të huaj dhe dhënien e subvencioneve atyre, që, sipas tij, kur përfundojnë marrëveshjen, ndërpresin suvencionet dhe mbi të gjitha, ato marrëveshjet e arritura  me investitorë të huaj janë joi transparente”.