Daçiq: Do të pyesim NATO-n nëse është zyrtare deklarata ndaj Gjuriqit

Daçiq: Do të pyesim NATO-n nëse është zyrtare deklarata ndaj Gjuriqit

Ministri i Jahtëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se “do të kërkoj nga kreu i misionit të Serbisë në NATO që të pyesë nëse ka një përgjigje zyrtare që, drejtori i i ashtuquajtur Zyrës për Kosovën, Marko Djuriç, nuk i respektoi rregullat kur hyri në veri të Kosovës më 26 mars, me ç’rast u arrestua.

“Nëse kjo është deklaratë zyrtare dhe jo vetëm mediale, atëherë ky është parimi i simetrisë së fajit", deklaroi Daçiq, njoftojnë mediet serbe.

Përfaqësuesit e NATO-s, sipas agjensisë Beta, deklaruan se Gjuriq nuk kishte respektuar rregullat, kur më 26 mars kishte hyrë në Kosovës, me çrast pasoi edhe arrestimi i tij, transmeton RTK.