Pastori i SHBA-së mohon akuzat për lidhjet me grushtshtetin

Pastori i SHBA-së mohon akuzat për lidhjet me grushtshtetin

Të hënën, një pastor i SHBA-së mohoi akuzat për lidhjet me një grup të akuzuar për orkestrimin e një grushti ushtarak të dështuar në Turqi, gjyqi i të cilit ka nxitur tension në marrëdhëniet ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit.

Brunson, një pastor i krishterë nga Karolina e Veriut,i cili ka 23 vjet që jeton në Turqi, ishte akuzuar për ndihmën e grupit te cilin Turqia e mban përgjegjës për grushtin e dështuar të vitit 2016 kundër presidentit Tayyip Erdogan, raporton “Reuters”.

"Unë nuk i pranoj akuzat e përmendura në aktakuzë. Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm", tha Brunson, i veshur me një këmishë të bardhë dhe një kostum të zi duke e bërë mbrojtjen e tij në gjuhën turke. Gruaja e tij ishte e pranishme në sallën e gjyqit, siç ishin dhe Senatori i Karolinës së Veriut Thom Tillis dhe i dërguari i SHBA-së për lirinë fetare, Sam Brownback.

Uashingtoni ka bërë thirrje për lirimin e Brunson derisa Erdogani sugjeroi vitin e kaluar se fati i pastorit mund të lidhej me atë të klerikut mysliman të SHBA-së, Fethullah Gulen, ekstradimin e të cilit Ankaraja e ka kërkuar vazhdimisht, që të përballet me akuzat për përpjekjen e grushtit të shtetit, transmeton RTKlive.