Butragueno “blindon” Isco-n: Ai nuk shitet

Butragueno “blindon” Isco-n: Ai nuk shitet

Shefi i Real Madridit, Emilio Butragueno thotë se është i vendosur që të mos e shes Isco gjatë kësaj verë.

Spanjolli prej kohësh është i lidhur me largimin nga Madridi. Isco është gjurmët e klubeve të fuqishme evropiane, por sipas, Butragueno-s, ish-futbollisti i Malagas, nuk do të largohet nga “Bernabeu”.

“Ne jemi të lumtur me të”, tha Butragueno, raporton RTKLive.

“Ai është lojtar fantastik dhe ne duam që ai të qëndrojë këtu edhe shumë vite”, theksoi ai.

Ndryshe, Mancheshter United dhe Juventus vazhdojnë të këmbëngulin për transferimin e mesfushorit spanjoll.