Iniesta javën e ardhshme konfirmon vendimin për të ardhmen

Iniesta javën e ardhshme konfirmon vendimin për të ardhmen

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta dëshiron të njoftojë bashkëlojtarët e tij për largimin nga “Camp Nou” para fundit të këtij muaji.

Pas fitores se “Blaugranave” kundër Valencias, spanjolli zbuloi se ai tashmë kishte marrë një vëndim për të ardhmen e tij, të cilin shumë shpejtë pritet ta konfirmojë.

Gazeta katalonase “Sport” shkruan se Iniesta ka pranuar një ofertë fitimprurëse nga Kina dhe ai do të largohet nga Evropa pas Kupës së Botës, raporton RTKLive.

Thuhet se Iniesta vendimin për të ardhmen e tij do ta konfirmojë javën e ardhshme pas finales së Kupës së Mbretit kundër Sevillas.