Dyshime për sulm terrorist, arrestohen 4 persona

Dyshime për sulm terrorist, arrestohen 4 persona

Prokurorët holandezë raportuan se të hënën kishin arrestuar katër burra të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj konsullatës turke në Roterdam.

Në një deklaratë, zyra e prokurorisë kombëtare identifikoi katër burrat si maroken-holandezë dhe dëshmia për komplotin e tyre kishte dalë nga përgjimi i një njeriu tjetër të arrestuar në vitin 2017, raporton Reuters.

Tre nga këta burra do të sillen këtë javë para një gjyqtari, ndërsa i katërti u arrestua në Belgjikë dhe do të ekstradohet, thanë prokurorët, transmeton RTKlive.