Salah preferon Ligën e Kampionëve para çdo çmimi individual

Salah preferon Ligën e Kampionëve para çdo çmimi individual

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah thotë se trofeun e Ligës së Kampionëve, do ta vlerësonte më shumë së çdo çmim individual.

Egjiptiani arriti golin e 30-të në Premier Ligë në fitoren kundër Bournemouth, fundjavën që e lamë pas.

Ish-sulmuesi i AS Romës, aktualisht ka pesë gola më shumë së rivali i tij nga Tottenham, Harry Kane, në garën për të fituar Këpucën e artë në ishull.

Por, Salah këmbëngul se e vlerëson Ligën e Kampionëve përpara çdo arritje personale, raporton RTKLive.

“Sigurisht që Liga e Kampionëve  është e para.  Për ta fituar Ligën e Kampionëve nuk më intereson pjesa tjetër”, ka thënë Salah.