FFK vazhdon me shkollimin e trajnerëve

FFK vazhdon me shkollimin e trajnerëve

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur kursin e tretë me trajnerë për Licencën C të UEFA-s.

Pasi ka përfunduar faza e parë me ndjekësit e kursit të dytë, sot, në Banjën e Pejës “Onix” ka filluar kursi i tretë me 24 trajnerë tjerë, të cilët deri të premten do t’i ndjekin ligjërimet e këtij shkollimi, si dhe do të punojnë në punë praktike. Në hapje të kursit të tretë, menaxherja e Grassroots në FFK, Sanije Krasniqi, duke i përshëndetur pjesëmarrësit e këtij kursi, ka folur për rëndësinë që ka shkollimi i trajnerëve, si dhe ka treguar për suksesin e treguar në kursin e parë, por edhe përkushtimin e trajnerëve pjesëmarrës në kursin e dytë. Në këtë kurs do të ligjërojnë drejtori teknik i FFK-së, Michael Nees, instruktori i FIFA-s, Horst Kriete dhe menaxherja e Grassroots në FFK, Sanije Krasniqi, derisa është vendosur që ligjëruesve t’u ndihmojë edhe Granit Dervisholli, i cili në kursin e parë është treguar më i suksesshmi. Faza e tjetër e kursit të dytë dhe të tretë do të mbahen prej 7 majit.