Edhe Rodgers përfshihet në listën për trajner te Chelseas

Edhe Rodgers përfshihet në listën për trajner te Chelseas

Trajneri i Celtic, Brendan Rodgers është një tjetër emër që përfshihet në listën për të marrë drejtimin e Chelseas, raportojnë mediet britanike.

Antonio Conte duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “Blutë” e Londrës pas një sezoni zhgënjyes.

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique prej kohësh është i lidhur me emërimin në krye te Chelseas, por tani në garë ka hyrë edhe ish-trajneri i Liverpoolit, raporton RTKLive.

Një tjetër emër për të marrë “timonin” e londinezëve është edhe trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri.