A do të shkojë Ibra në Botëror? Vendos ai!

A do të shkojë Ibra në Botëror? Vendos ai!

Lajmin e ka dhënë vetëm siç di ai: Ibra edhe një herë tjetër ka folur me gjuhën e tij, duke bërë me dije se mundësitë që ai të shkojë në finalet e kampionatit botëror të futbollit janë rritur shumë.

Ka mjaftuar një Twitter dhe vetëm 11 fjalë. Pjesa më e madhe është e shkuar në anglisht, por edhe me një google translate të thjeshtë mund të kuptohet menjëherë: “skyhoga”, që do të thotë në qiell, pra janë shumë të mëdha. Pak ditë më parë vetë Ibra kish deklaruar për faqen zyrtare të internetit të MLS se, “vendimi për të shkuar në Rusi është vetëm i tij dhe i askujt tjetër”.

Pra me pak fjalë vendimin nuk e merr trajneri i Suedisë, madje as e FIFA-s, që mund të ngrejë një çështje për shkak se ai është imazh i kompanisë së basteve Bethard. Por kjo çështje vërtetë që nuk e shqetëson sulmuesin më të ri të Los Angeles Galaxy, pasi po në Twitter ai ka zbuluar se ka edhe një spot të dytë për kompaninë malteze, raporton tch.

Pas 116 ndeshjesh dhe 62 golash, 36-vjeçari kish dorëzuar shiritin e kapitenit të Suedisë më 21 qershor 2016, kur Suedia u eliminua në Finalet e Evropianit, por që kur Suedia u kualifikua në Botërorin e Rusisë, zërat për rikthim janë shtuar shumë.