Haradinaj: Asociacioni formohet në bazë të vendimit të Kushtetueses

Haradinaj: Asociacioni formohet në bazë të vendimit të Kushtetueses

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për mënyrën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe ultimatumit të Listës Serbe për këtë proces,.

Ai deklaroi se Asociacioni do të formohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se ultimatumi i dhënë nga Lista Serbe, se nëse nuk bëhen hapa konkret nga Qeveria e Kosovës, ata do ta formojnë atë njëanshëm, nuk paraqet ndonjë efekt. .

“Ka ndyshu gjendja, Kosova është në rrugën e hartimit të Statutit të Asociacionit. Ultimatumi bie poshtë”, tha Haradinaj të enjten në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.

Institucionet e Kosovës kanë themeluar një grup punues i cili do të merret me hartimin e Statutit të Asociacionit ndërsa dje në Beograd, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia do ta presë këtë ekip që ta kryejë punën e vet brenda afatit prej 3 muaj e gjysmë.

Nga ana tjetër, sot në Zveçan përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës do të mbajnë një takim me anëtarët e ekipit drejtues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas një njoftimi për media, takimi do të mbahet nesër në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Zveçanit.

Në këtë takim pritet të vijë edhe një zyrtar i lartë i Qeverisë së Serbisë.

Bëhet fjalë për ndihmës-drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.