I dashuri i kushton Rita Orës këngë për ndarjen

I dashuri i kushton Rita Orës këngë për ndarjen

Rita Ora këndoi këngën e Kygo ft. Selena Gomez në festivalin muzikor Coachella këtë fundjavë.

Dhe ylli i muzikën ka zbuluar se kënga "It Ain't Me" iu është dedikuar asaj nga i dashuri Andreë Watt.

27-vjeçarja thotë se i pëlqen shumë kjo këngë pavarësisht se flet për ndarjen e dy të dashuruave.

Në një intervistë për AOL, Rita tregoi: "Kam një histori qesharake për këtë këngë. Djali i cili shkruajti këngën me skuadrën e tij, e shkruajti për mua."

Rita dhe Andrew janë lidhur bashkë në tetor të vitit të kaluar dhe për herë të parë janë parë në publik në dhjetor.

Ndërsa kënga flet për një zënkë midis tyre në Manhattan para shumë kohësh.

"Ne kemi pasur shumë ulje dhe ngritje,"-tha Rita ndërsa fliste për herë të parë  për marrëdhënien e saj.

Megjithatë Rita e pëlqen "It Ain't Me" dhe se ra dakord me Kygo kur i kërkoi asaj që ta këndonin në skenën gjatë festivalit në Indio, Kaliforni.