City kthehet kah Mahrez

City kthehet kah Mahrez

Kampioni i ri i Anglisë, Manchester City sërish është kthyer kah futbollisti i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, raportojnë mediet britanike.

“Qytetarët” edhe në afatin e kaluar kalimtar provuan ta blejnë algjerianin, por Leicester nuk lejoj largimin e njëri ndër futbollistët më të mirë të skuadrës së tyre.

Megjithatë, City përsëri është vënë në ndjeje te Mahrez, të cilin synon ta blejë gjatë kësaj verë, transmeton RTKLive.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është një adhurues i madh i Mahrezit, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për edicionin e ardhshëm.