Mjeku: Do të jetë e vështirë për Agueron të luajë në Botëror

Mjeku: Do të jetë e vështirë për Agueron të luajë në Botëror

Pak shpresa që Sergio Aguero të jetë në listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës.

Sergio Aguero ka treguar se është i bindur që do të rikthehet në kohë për Kupën e Botës, por mjeku kombëtares së Argjentinës, Homero D’Agostino nuk ka të njëjtin mendim për kohët e rikuperimit të sulmuesit të Manchester City, që të martën iu nënshtrua një pastrimi në gjurin e majtë, pas pesë javësh me telashe.

“Kur një futbollist kryen një artroskopi 60 ditë përpara Kampionatit Botëror, sigurisht që është diçka shqetësuese”, tha D’Agostino në një intervistë për Radio 10.         

“Rikuperimi pas një ndërhyrje të tillë kërkon pesë javë kohë. Kur lëndimet janë të vjetra nuk mund të kryhen kaq shpejt rikuperimet”.

“Unë mendoj se nuk do të jetë në 100% të formës sepse anatomia është anatomi dhe lëndimi është ai që kemi aktualisht. Do të provojmë, por nuk mendoj se do të arrijmë në kondicionin më të mirë”, përfundoi mjeku argjentinas.

Në rast të mungesës së Agueros, trajneri Jorge Sampaoli mund t’i bëjë ftesë sulmuesit të Interit, Mauro Icardi i cili aktualisht qëndron jashtë listës së trajnerit për Kupën e Botës.