Roboti Sophia refuzon puthjen e aktorit Will Smith

Roboti Sophia refuzon puthjen e aktorit Will Smith

Aktori amerikan Will Smith mund ta ketë festuar 20 vjetorin e tij me Jada Pinkett Smith, por kjo nuk e ndaloi atë që të ketë një takim romantik veror me robotin Sophia.

Por, takimi i tyre i zhvilluar në Ishujt Kajman, duket se nuk përfundoi ashtu sic kishte planifikuar Smith.

Në atë moment ylli 49 vjeçar përpiqet të bëjë disa biseda me robotin humanoid, megjithatë për fat të keq dashuria duket të jetë shumë e njëanshme.

Dyshja fillon të bisedojë rreth muzikës, me Sophia duke vënë në dukje se ajo pëlqen hip-hopin e 80-tës.

Smith mendon se ata gjejnë një bazë të përbashkët ndërsa tenton t’i jap një puthje robotit, por fatkeqësisht gjërat nuk përfundojnë mirë. Sophia e injoron keq atë!

Për më shumë ja pamjet: