Reali fiton në Athinë

Reali fiton në Athinë

Një spanjoll nderon CSKA-në e Moskës. Skuadra ruse e çoi në 2-0 serinë e çerekfinalve pasi triumfoi edhe në derbin e dytë ndaj Khimkit në Euroleaguen e basketbollit dhe tashmë është vetëm 1 fitore larg kalimit në Final Four.

Sergio Rodriguez ishte njeriu i ndeshjes për skuadrën moskovite që iu fal basketbollistit të kombëtares spanjolle për të marrë një tjetër sukses të rëndësishëm ndaj Khimkit. 26 pikë 10 asiste dhe 3 rikuperime poshtë tabelës ishin këto statistikat mbresëlënëse të Sergio Rodriguez i cili u mbështet edhe nga loja e mirë e amerikanit Wiggins autori i i 19 pikëve për skuadrën vendase.

Pas një pjese të parë që u mbyll me avantazhin e 1 pike në favor të Khimkit, formacioni i trajnerit grek Itoudis i mbështetur edhe nga publiku i zjarrtë në pallatin e sportit Cska Universal Sports Hall, bëri diferencën në fraksionin e dytë të lojës duke fituar në fund me rezultatin 89-84. Khimkit në krahun tjetër nuk i mjaftuan 24 pikët e amerikanit Gill i cili në këtë sfidë koleksionoi edhe 1 asist e 5 rebound. Atë që se bëri dot Khimki e realizoi Reali i Madridit.

Skuadra spanjolle triumfoi brenda në Athinë përballë Panathianaikos me rezultatin 89-82 duke barazuar në 1-1 serinë e çerekfinaleve mes tyre dhe tashmë që kjo përballje do të zhvendoset në Madrid, aty ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës, Reali ka mundësinë ideale për të mbyllur llogaritë me kundërshtarin dhe për tu kualifikuar në Final Four.

Pas një pjese të parë jo shumë të mirë Los Blancos shpërthyen në periodën e tretë në të cilën realizuan 11 pikë më shumë për t’i dhënë drejtim kësaj sfide. Reyes me 18 dhe amerikani Carrol me 17 pikë ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Realin ndërkohë pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte amerikani i Panathianaikos i cili realizoi 20 pikë, të pamjaftueshme gjithsesi për t’i evituar humbjen skuadrës greke.