Klopp mendon të pushojë pas aventurës në Liverpool

Klopp mendon të pushojë pas aventurës në Liverpool

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se pas përfundimit të punës në krye te bankinës së “The Reds”, dëshiron të pushoj një kohë.

Tekniku gjerman është i lidhur me emërimin në krye të Bayern Munich pas misionit të tij në “Anfield”.

“Është e mundur që unë ta përfundoj karrierën time shumë më herët se trajnerët që zakonisht nuk e bëjnë një gjë të tillë”, tha Klopp.

“Unë nuk dua të vdes në stolin e stërvitjes. Pas Liverpoolit do të bëj një ndërprerje njëvjeçare, kjo është një marrëveshje me familjen time”.

Ai thekson se dëshiron të qëndrojë në krye te Liverpoolit edhe katër vite, aq sa është kontrata mes tij dhe skuadrës anglez, raporto RTKLive.

“Kam kontratë edhe për katër vjet në Liverpool dhe klubi është i kënaqur me mua”, përfundoi ish-trajneri i Borussia Dortmundit.