Gjendet i vdekur DJ Avicii

Gjendet i vdekur DJ Avicii

Producenti suedez dhe Dj i njohur si Avicii është gjetur i vdekur në Oman.

Publicistja Diana Baron tha në një kumtesë se 28-vjeçari i lindur me emrin Tim Bergling, ishte në Muskat të Omanit.

“Familja është e shkatërruar dhe ne jemi duke kërkuar secilin të respektojë nevojën e tyre për privatësi në këtë moment të vështirë”, thuhet në kumtesë.

Avicii ishte pionier në lëvizjen Electronic Dance dhe një DJ i rrallë në turne botërore. Ai fitoi dy çmime të MTV-së dhe një të Billboard Music, si dhe dy nominime Grammy. Hiti i tij më i madh ishte "Le7els."

Avicii në të kaluarën ka vuajtur nga pankreasi akut, për shkak të konsumit të lartë të pijeve.

Ai hoqi dorë nga turnet në vitin 2016, por vazhdoi të merrej me muzikë në studio.