​Kryebashkiaku e çliron Central Park-un e Nju Jorkut nga makinat

​Kryebashkiaku e çliron Central Park-un e Nju Jorkut nga makinat

Pas më shumë se një shekulli, makinat nuk do të lejohen më të kalojnë nëpër Central Park në Nju Jorkut, tha sot kryebashkiaku Bill de Blasio.

"Parqet tona janë për njerëzit, jo për makina. Për më shumë se një shekull, makinat kanë kthyer pjesët e parkut më të njohur në botë, në një autostradë. Sot ne e marrim atë", ka deklaruar De Blasio.

Ai njoftoi se nga 27 qershori do të bëhet ndalim i plotë i lëvizjes së makinave në Central Park dhe ky vend do të dedikohet krejtësisht për këmbësorët dhe çiklistët.