Haradinaj për testin PISA: Na duhet një rezultat i mirë

Haradinaj për testin PISA: Na duhet një rezultat i mirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t`i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim.

Haradinaj ka shkruar në facebook se Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse.

“Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira. Suksese fëmijë të dashur”, ka shkruar ai.