Aksident me të lënduar te Fakulteti Teknik (Foto)

Aksident me të lënduar te Fakulteti Teknik (Foto)

Një aksident mes dy veturave që ka lënë të lënduar disa persona ka ndodhur para pak minutave tek udhëkryqi afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Policia, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar foto në KosovaPress, është në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve ka të lënduar të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.