Rusinovci: Të ruhet toka nga degradimet

Rusinovci: Të ruhet toka nga degradimet

Profesori i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës Imer Rusinovci, me rastin e Ditës Botërore të Planetit Tokë, tha sd të gjithë duhet t jemi të shqetësuar për tokën.

Rusinovci ka kërkuar të ruhet Toka nga degradimet, uzurpimet, tjetërsimet e egra, keqmenaxhimet, ndotjen nga zonat industriale, dëmtimet nga prerjet dhe djegiet masive të pyjeve, të cilat për vite po na shkaktojnë erozion. “Rritja e përgjegjësive individuale dhe institucionale, është çelësi kryesor për të lëvizur nga ndërgjegjësimi drejt veprimit, duke e kthyer njeriun në ekuilibër me natyrën!”, ka shkruar Rusinovci.