Thënie të Balzakut: Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë

Thënie të Balzakut: Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë

Më 20 maj 1799, në Tours të Francës, lindi Balzaku (Honore de Balzac), romancier francez dhe dramaturg. Ai ishte monarkist konservator; antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Victor Hugo. Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve. Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij. Vdiq në Paris, më 18 gusht 1850. Më poshtë mund të lexoni 50

• Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla!

• Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera!

• Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!

• Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen!

• Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!

• Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes!

• Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur!

• Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona!

• Dashuria është poezia e shqisave!

• Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, sesa perla!

• Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit!

• Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas!

• Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë!

• Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua!

• Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë!

• Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë!

• Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?!

• Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!

• Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron!

• Lumturia është poezia e gruas!

• Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët!
• Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur!
• Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka!

• Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij!

• Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur. /Tirana Observer/