Bota e fëmijëve është pa kufij

Bota e fëmijëve është pa kufij

Shkrimtari Fehmi Pireva, për një kohë jo të gjatë ka sjellë për lexuesit tre libra, të cilat janë mirëpritur shumë nga adhuruesit e librit.

"Albumi i hënës" i kushtohet fëmijëve dhe në të janë përmbledhur 47 poezi. "Libri është edhe edukativ", tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij bota e fëmijëve është pa kufij. "Libri do të ribotohet dhe për mua është inkurajuese", tha ai.

Ai ka botuar edhe librin tjetër "Kjo mjegullë". "Me këtë libër jap një mesazh që të ecim përpara drejt BE-së", tha ai.

Pireva ka botuar edhe librin "Piktori i qiellit".