Informacioni që mohonte propagandën për Shqipërinë

Informacioni që mohonte propagandën për Shqipërinë

Komisioni i Lidhjes së Kombeve më 12 maj të vitit 1922, bëri publik informacionin përfundimtar mbi Shqipërinë.

Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern.

Ata sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe nga gjuha”.

Në informacion bëhet e qartë se “megjithëse ndryshimet në besimet fetare nganjëherë kanë ndikime në politikën e brendshme”, manifestimet fanatike, aq të shpeshta në vendet e tjera, në Shqipëri janë shumë të rralla.

Përkundrazi pjesëtarët e besimeve të ndryshme fetare shpesh të lidhur me lidhje gjaku, tradite, i festojnë së bashku festat fetare.