Me të dyja këmbët e prera, ia del të ngjisë malin Everest

Me të dyja këmbët e prera, ia del të ngjisë malin Everest

Një alpinist kinez u bë i pari person me të dyja këmbët e prera, që arrin majën e Everestit nga ana nepaleze e malit.

Xia Boyu, 69 vjeç, u përpoq për të parën herë të arrinte majën në vitin 1975, por humbi të dyja këmbët gjatë përpjekjes, pasi mbeti i bllokuar në akull. Përpjekjet e mëvonshme në vitet 2014, 2015 dhe 2016 dështuan, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, “Xinhua”.

“Të ngjis malin Everest është ëndrra ime”, tha ai për agjencinë e lajmeve “France Press” muajin e shkuar, pwrpara se të fillonte ngjitjen. “Unë duhet ta realizoj këtë ëndërr. Kjo është një sfidë personale për mua, është një sfidim i fatit”.

Dawa Futi, nga “Imagine Trek and Expedition” që organizoi ngjitjen, tha tw hwnwn për agjencinë “Xinhua” se Xia ia kishte dalë mbanë të arrinte majën, bashkë me 7 pjesëtarë të tjerë të ekipit.

Pamjet video të ngjitjes tregonin Xia Boyu që ngjitej ngadalë me një litar. I vetmi person me të dyja këmbët e prera që kishte ngjitur më parë Everestin ishte Mark Inglis, nga Zelanda e Re, në vitin 2006, por e kishte realizuar misionin nga ana tibetiane e malit.